
Specialiste te seksionit kunder akteve terroriste ne Drejtorise e Policise se Qarkut Elbasan, duket se kane ngaterruar pesticidet me filtrat prej qeramike per pastrimin e oxhaqeve industriale.
Ky eshte konkluzioni qe del pas nxjerrjes se komunikates se dy diteve me pare per “zbulimin” e 112 kuintaleve lendesh toksike, per te cilat nje person eshte arrestuar dhe tjetri eshte shpallur ne kerkim.
Burimet zyrtare te policise bene te ditur se ka nisur procedimi penal ne ngarkim te 42-vjeçarit Baftjar Ruka me banim ne Tirane dhe Lulezim Gjoci, po 42 vjeç, lindur ne Kavaje dhe banues ne lagjen “5 Maji” ne Elbasan.
Konkretisht ne komunikaten e shperndare per shtyp thuhet se: “Te dy shtetasit e lartpermendur kane depozituar ne nje magazine te Ndermarrjes se Furnizim-Ndertimit ne fshatin Labinot–Fushe, Elbasan, nje sasi te konsiderueshme materiali, qe dyshohet te jete lende toksike e ambalazhuar ne 56 fuçi nga 2 kuintale secila”.
Nuk ka qene shume e veshtire per te hequr dyshimin e policise per lende toksike, pasi mund te dallohet mjaft mire se ne keto fuçi kishte rruaza prej qeramike, qe aktualisht perdoren si filtra zjarrdurues te pastrimit te oxhaqeve industriale.
Top Channel