Vizat, kushte per Shqiperine

07/10/2009 12:25

Raportuesja europarlamentare per liberalizimin e vizave me Ballkanin, Tania Fajon kerkon qe qeveria shqiptare te punoje fort ne permbushjen e kritereve te udherrefyesit.

Pastrimi i parave, korrupsioni, kontrolli i kufijve dhe garantimi me ligj i te drejtave te minoriteteve rome apo homoseksuale mbeten probleme per t’u zgjidhur sipas Fajon ne Shqiperi.

“Javet e fundit, qe nga korriku, jane shperndare 150 mije pasaporta biometrike, por mbetet ende shume pune per te bere. Se pari duhet te permend luften kunder korrupsionit dhe ndaj pastrimit te parave, duhet te forcohet kontrolli i kufijve, mbetet ceshtja e minoriteteve, pra mendoj se tani eshte koha qe autoritetet zyrtare ne Tirane te tregohen te pergjegjshme dhe te punojne me shume ne kete drejtim”, u shpreh Fajon.

Ndersa Shqiperia humbi kohe me procesin zgjedhor dhe formimin e qeverise se re, Bosnja, qe renditej pas vendit tone ne vleresimin e fundit te Komisionit, ka permbushur pjesen derrmuese te kritereve sipas Fajon.

“Ne keto muaj, Bosnja ka arritur te permbushe 90% te kritereve te kerkuara,ndaj ata jane ne rrugen e duhur e  Komisioni se shpejti do te dergoje misionet e eksperteve ne rajon dhe besoj se ne fillim te vitit do te perpunoje vleresimin e tij perfundimtar” , u shpreh Fajon.

Eurodeputetja sllovene mendon se raporti i saj do te miratohet me shumice votash ne seancen plenare te nentorit.

“Thene me qarte, ne s’po ulim numrin e kritereve. Qeverite dhe politikanet e ketyre dy vendeve duhet te bejne punen e tyre me pergjegjesi, por ne thjesht kerkojme qe te mos humbim kohe shtese, cfare do te ishte e nevojshme, nese do te kishim te njejten procedure perseri vitin e ardhshem ne parlament”, shton Fajon.

Parlamenti ka rol konsultues ne vendimarrjen e Bashkimit Europian. Fjala e fundit u takon vendeve antare ne dhjetor te ketij viti. Nese Keshilli i BEse merr ne konsiderate rezoluten e Parlamentit, Shqiperise i mbeten edhe 2 muaj kohe per te permbushur maksimumin e mundshem te kritereve per liberalizimin e vizave Schengen.

Top Channel