U-19 pergatitje me Qipron perpara Europianit

07/10/2009 08:40

Perfaqesuesja Under-19 e drejtuar nga trajneri Ramadan Shehu do te pergatitet per Kampionatin Europian me bashkemoshataret qipriote.

Lajmi eshte bere i ditur nga burime zyrtare ne Federaten Shqiptare te Futbollit, qe theksuan se kuqezinjte do te zhvillojne disa miqesore te njepasnjeshme me Qipron.

Stervitja nepermjet ndeshjeve miqesore, e cila eshte shfrytezuar shpesh me Kombetaret e moshave te shteteve fqinje, do te filloje ne vendin tone, per te vazhduar ne ishullin e Aferdites. Ne datat 20 dhe 21 tetor takimet do te zhvillohen ne Shqiperi, ndersa sfidat e “kthimit” do te luhen ndermjet datave 5 dhe 7 nentor ne Qipro.

Ne keto ndeshje, tekniku Shehu synon te vezhgoje gjendjen e futbollisteve, si edhe te vendose nese ekipit i nevojiten perforcime per fazen eliminatore qe do te zhvillohet ne San Marino nga data 13 deri me 18 nentor. Shqiperia U-19 ndodhet ne Grupin 1, se bashku me San Marinon, Italine dhe Irlanden.

Top Channel