Tirane, ndalohen ndertuesit e pallateve

07/10/2009 04:20

Gjate nje komunikimi per shtyp policia e kryeqytetit ka njoftuar se, ka ekzekutuar mesditen e se martes vendimet e Gjykates se Tiranes arrest shtepie per inxhinierin e ndertimit, Leonard Gjergjin dhe marrjen e kaucionit prej 25 milione lekesh te administratorit Pellumb Cela.

Akuza qe rendon mbi ta eshte ajo e “falsifikimit te dokumentave dhe te mashtrimit me pasoja te renda”.

Sipas policise se Tiranes, shtetasit Pellumb Çela dhe Leonard Gjergji dyshohen se kane falsifikuar per qellime perfitimi, aktin e kolaudimit te nje pallati te ndertuar prej tyre ne afersi te Shkolles se Kuqe ne Tirane.

Top Channel