Shtohen semundjet mendore

07/10/2009 16:35

1 ne 4 persona ne vendin tone shfaq probleme te shendetit mendor, te cilat pervec trashegimise gjenetike lidhen me shume me stresin per shkak  te kushteve ekonomike dhe problemeve te tjera te jeteses.

Nje studim i bere nga Organizata Boterore e Shendetesise, per shendetin mendor ne Shqiperi, nxjerr si shqetesim paragjykimin ndaj ketyre personave nga shoqeria, shpeshhere duke u mohuar edhe te drejtat e tyre    

“Kemi nevoje per me shume mbeshtetje ndaj kesaj kategorie. Ka perceptime te gabuar te popullates ndaj personave me probleme mendore, duke kerkuar qe atyre t’iu hiqen disa te drejta, si p.sh ajo e votes”, thote Ledia Lazri, nga Zyra e Shendetit Mendor, prane OBSH-se.

Numri i personave me probleme ne shendetin mendor ne vendin tone ka ardhur duke u rritur dhe shpesh here shfaqen teper agresive duke shkaktuar edhe vrasje apo demtuar persona te tjere.

Te paturit e nje kartele per probleme mendore i shpeton ata dhe nga denimi duke u bere pjese kercenuese per shoqerine.

“Do te ngreme nje spital te vecante per personat me probleme me rrezikshmeri, ku nuk do te trajtohen si te denuar, po si persona qe vuajne nga semundjet”, tha ministri i Shendetesise, Petrit Vasili.

Studimi i prezantuar synon ndergjegjesimin e individeve mbi shendetin dhe mireqenien e tyre mendore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA