Shkoder, braktisi foshnjen, gjendet nena

07/10/2009 08:35

Braktis foshnjen e saj dyditeshe, identifikohet nena e mitur.

Ngjarja ka ndodhur ne oborrin e Kishes se Zojes, ne vendin ku ndizen qirinjte, ne lagjen “Bahcallek” te qytetit te Shkodres. Foshnja eshte gjetur rreth ores 18:00 te se henes, nga nje kalimtare e rastit.

Ajo ka lajmeruar forcat e policise, te cilat kane nisur punen per gjetjen dhe identifikimin e nenes se saj, e cila eshte 17-vjecarja me inicialet G.G.

Pasi e ka identifikuar ate, policia ia ka kaluar materialet ne ngarkim te saj, Prokurorise se Shkodres per vepren penale te “braktisjes se femijeve te mitur”. Mesohet se foshnja e seksit femer eshte derguar ne maternitetin e Shkodres.

Top Channel