
Te dhenat zyrtare te Drejtorise se Doganave tregojne se te ardhurat nga akciza me shume se sa rritjes se sasise se zhdoganimeve i detyrohen kryesisht rendimit te barres fiskale.
Edhe pse sasia e zhdoganuar ne vitin 2009 eshte e njejte me ate te 2005-es, te ardhurat nga akciza jane rritur me gati 75 per qind, cka tregon se e gjithe rritja ka ardhur nga rritja e barres fiskale.
Rritje te forte te akcizes ka edhe per birren edhe pse per kete mall eshte rritur dhe sasia e zhdoganuar. Sipas doganave, sasia e birres se zhdoganuar ne 5 vjet eshte rritur me 80 per qind, por te ardhurat jane rritur me gati 110 per qind.
Edhe per kafene eshte e njeta situate. Sasia e zhdoganuar eshte rritur me 85 per qind, ndersa te ardhurat e grumbulluara me 150 per qind.
Ndersa per karburantet, ne 5 vite sasia e zhdoganuar eshte rritur me 50 per qind, kurse te ardhurat me 85 per qind.
Te dhenat zyrtare te Ministrise se Financave tregojne se akciza po shnderrohet nje nga zerat me te paqendrueshem te te ardhurave ne buxhetin e shtetit, me treguesit me te dobet te realizimit gjate viteve te fundit.
Per 8 muajt e pare akciza ishte rreth 22 per qind me e ulet se plani, duke sjelle ne buxhet plot 70 milione dollare me pak.
Top Channel