
Pas dhjetera ankesave te qytetareve, inspektoriati i mjedisit, i mbeshtetur edhe nga policia e shtetit ka pezulluar 40 aktivitete dhe ka gjobitur dhjetra te tjere.
Zhurma e larte dhe e vazhdueshme pas ores 23:00 te mbremjes ka shkaktuar probleme te medha tek qytetaret te cilet kane kerkuar zbatimin e ligjit.
Kreu i Inspektoriatit te Mjedisit, Ilir Bala, kerkon ndihmen e policise bashkiake ne keto aksione, qe sipas tij do te vazhdojne, pasi ndotja akustike mbetet per qytetaret e Tiranes problemi me i madh per nje jetese normale.
Specialistet e Institutit te Shendetit Publik sqarojne se sipas ligjit niveli i zhurmave duhet te jete ne 45 decibel, por realisht ajo tejkalohet 2 deri ne 3 here mbi normen e lejuar nga komunitetit europian.
Niveli i larte i zhurmave i cili na shoqeron per nje kohe te gjate, shkakton nervozizem, stres, pagjumesi dhe ne raste te rralla edhe shurdhim.
Top Channel