Idrizi: PDU, detyrim ndaj cameve

07/10/2009 23:55

Ish deputeti socialist, tashme kryetar i Partise per Drejtesi dhe Unitet, Shpetim Idrizi, ne emisionin Top Show ne Top Channel shprehet se krijimi i PDU-se ka qene nje detyrim moral ndaj ceshtjes came dhe se kjo parti do te jete gjitheperfshirese dhe mbarekombetare.

“Une jam anetar i komunitetit cam, babain e kam cam, mamane nga Tirana. Fakti qe isha deputet ishte nje detyrim moral per te kryer detyren time, te sillja ne kujtese, te zgjoja vemendjen e kolegeve te mi per ceshtjen came dhe per kete  kam bere edhe nje lutje njerezore drejtuar Janullatosit, dhe komuniteteve fetare ne Shqiperi per shpirterat e 4600 viktimave vetem per nje jave”, ka nisur fjalen e tij Idrizi.

Me tej kryetari i partise me te re pjesemarrese ne Kuvendin e Shqiperise ka shtuar se hapesirat brenda partive te medha dhe konkretisht PS-se per te ngritur zerin ne lidhje me ceshtjen came kane qene ne kuadrin e iniciativave personale te cilat ishin  te pamjaftueshme per te.

“Kam patur hapesirat per te performuar personalisht brenda Partise Socialiste mbi ceshtjen came, por kjo nuk mjaftonte”, tha kryetari i PDU-se.

Deputeti i Vlores u shpreh gjithashtu se partia qe ai drejton ka ne themel ceshtjen kombetare dhe se partia synon nje gjitheperfshirje te shqiptareve, madje edhe pertej kufijve politike.

“Partia per Drejtesi dhe Unitet eshte nje parti mbarekombetare qe ka ne themel ceshtjen kombetare dhe une mendoj qe ne do kalojme nga nje parti krahinore ne nje parti me te gjere, gjitheperfshirese edhe per shqiptaret jashte kufijve politike te Shqiperise”, tha deputeti i Qarkut te Vlores.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta