Hapet procesi “Gerdeci”

07/10/2009 16:15

Pas shume sencash te deshtuara, Gjykata e Tiranes hapi procesin ndaj te pandehurve per ngjarjen e Gerdecit. (UPDATE)

Gjykatesit rrezuan kerkesen e bere me pare nga avokatet per vecimin e ceshtjes se ish-ushtarakeve, lexuan kerkesen per gjykim dhe moren i fillimisht kerkesat paraprake te avokateve mbrojtes.

Avokati i Mihal Delijorgjit kerkoi shtyrje te seances pasi klienti i tij po shikon mundesine e kerkeses per gjykim te shkurtuar.

Nderkohe qe te tjere avokate u jane drejtuar procedurave per te gjetur argumenta per ta fituar procesin. Vladimir Meci, i cili perfaqeson ish-komandantin e Forcave te Bashkuara, Shpetim Spahiu dhe ish-sekretarin e pergjithshem te Ministrise se Mbrojtjes, Ardian Mullai, i kerkoi gjykates qe te shpalle te pavlefshme nje sere veprimesh te prokurorise.

Konkretisht avokati kerkoi pavlefshmeri te dergimit te ceshtjes ne gjykate jo vetem per dy klientet e tij, por edhe per te pandehurit e tjere, pasi sipas tij prokuroia e ka dorezuar kerkesen tej afateve hetimore, te pakten 23 dite me vonese.

Po keshtu avokati kerkoi pavlefshmeri te akt ekspertimit ekonomiko-financiar mbi llogaritjen e demeve qe solli tragjedia.

Avokati tha se dy ekspertet qe kane kryer ekspertimin jane te Kontrollit te Larte te Shtetit dhe ligji ua ndalon atyre te kryejne detyra te tjera pervec mesimdhenies.

Avokati tha se te pavlefshme duhet te shpallen edhe deshmite e te gjithe te pandehurve, pasi prokuroria ka kryer shkelje duke marre rrefimin e tyre si deklarues e me pas u ka ndryshuar statusin ne te pandehur.

Nderkohe kete jave pritet qe familjaret e viktimave te tragjedise te dorezojne ne prokurori nje kerkese per rihapjen e hetimeve ndaj ish-ministrit te Mbrojtje, Fatmir Mediu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA