Berlusconi: Akuzat ndaj meje do te bien

07/10/2009 22:10

Kryeministri italian Silvio Berlusconi ka reaguar permes nje komunikate ndaj vendimit te Gjykates Kushtetuese qe i heq atij imunitetin dhe i hap rruge hetimit te tij nga prokuroria.

“Nuk mund te mos e respektoj vendimin e Gjykates Kushtetuese ne nje sistem demokratik. Gjithesesi, metodat permes te cilave zgjidhen anetaret e kesaj gjykate rrezikojne te alternojne me kalimin e kohes ekuilibrin korrekt mes pushteteve te shtetit”, thuhet ne komunikate.

Ne dokumentin e leshuar nga “Palazzo Chigi” thuhet gjithashtu se kreu i keshillit te ministrave nuk ka ndermend te jape doreheqjen, por do te vazhdoje me vendosmeri detyren e tij.

“Soliditeti i kesaj qeverie nuk eshte cenuar nga ky vendim dhe po ashtu as vullneti im per te vazhduar me vendosmeri mandatin qe kam marre nga populli ne garat elektorale”, eshte shprehur Berlusconi.

Me tej kryeministri italian eshte shprehur i bindur se akuzat ndaj tij do te bien ne proceset qe do te drejtohen nga gjykatesit “e ndershem”.

“Nuk kam as dyshimin me te vogel se akuzat e pabaza qe vazhdojne te ngrihen ndaj meje do te bien nga gjykimi i gjyqtareve te ndershem dhe te pavarur”, ka theksuar Berlusconi.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta