" /> ">
Ne diten e dyte te vizites ne Kosove, kryeministri Sali Berisha, bashke me homologun e tij, Hashim Thaçi, do te vizitoje kompleksin memorial “Adem Jashari” ne Prekaz si dhe familjen Jashari.
Me vone, Berisha do te kthehet ne Prishtine, ku fillimisht do te vizitoje monumentin “New Born”, per te vazhduar takimet me zyrtare nderkombetare – perfaqesuesin e BE-se Peter Feith dhe komandantin e KF0R-it gjeneralin Markus Bentler.
Nga Prishtina do te udhetoje ne Prizren ku pritet te shpallet Qytetari Nderi i ketij qyteti.
Nje dite me pare, kryeministri Sali Berisha, beri homazhe dhe nderime ne varrin e ish- Presidentit te Kosoves, zotit Ibrahim Rugova, ndersa me nje vizite ne familjen Rugova ku u takua me bashkeshorten dhe femijet e tij.
“Une erdha per t’i shprehur nderimin me te thelle zonjes Rugova per ndihmesen e madhe qe zonja Rugova ka dhene ne mbeshtetjen ndaj Presidentit Rugova, ndaj burrit te shtetit, unik ne historine e kombit shqiptar, i cili ia doli te shkrije ne nje politikanin, shtetarin dhe misionarin”, tha Berisha pas vizites.
Universiteti i Prishtines e ka nderuar kryeministrin e Shqiperise, Sali Berisha, me titullin “Doktor Honoris Causa”.
Per nder te Kryeministrit Berisha per dhenien e ketij çmimi, u organizua edhe nje ceremoni ku merrnin pjese zv.kryeministri i Kosoves Hajredin Kuçi, ministra te qeverise se Kosoves dhe te Shqiperise, familje te deshmoreve te luftes, rektori, zv.rektoret, stafi akademik i universitetit dhe perfaqesi te huaja nderkombetare ne Kosove.
Duke pershendetur kryeministrin Berisha, rektori i universitetit te Prishtines, Muje Rugova dhe ministri i Arsimit te Kosoves Enver Hoxhaj, lartesuan veprimtarine e kryeministrit Berisha ne sferen shkencore, politike dhe kombetare.
Top Channel