Berisha: Te kapim kohen e humbur
07/10/2009 14:50
Ndersa vizita ne Kosoven e pavarur po shkon drejt fundit, kryeministri Sali Berisha vleresohet me cmimin “Qytetar Nderi” i Prizrenit.
Duke vleresuar harmonine fetare, si shembull, Berisha theksoi se keta qytetare po vendosin standartet me te gjera per lirite dhe te drejtat e pakicave.
Ne nje fjalim te rastit, Berisha premtoi bashkepunim te forte mes dy aneve te kombit, duke forcuar transportin rrugor, si dhe ate hekurudhor.
“Duhet te kapim kohen qe kemi humbur dhe te ecim sa me shpejt bashke. Duhet te krijojme mundesite per lehtesim te levizjes se qytetareve dhe mallrave”, u shpreh kryeministri.
Top Channel