
Shqyrtimi i aplikimit te Shqiperise per statusin kandidat perfshihet per here te pare nga presidenca suedeze ne axhenden e diskutimeve te perfaqesuesve te perhershem te vendeve anetare te Bashkimit Europian.
Sipas axhendes, nese vendet anetare bien dakord paraprakisht per t’i dhene mandat Komisionit qe te nise pergatitjen e opinionit mbi kandidaturen e Shqiperise, ky vendim do te behej publik me 9 tetor, si pike A, pa diskutime, ne konkluzionet e Keshillit te Ministrave te Transporteve.
Por, burime diplomatike tregojne se Gjermania dhe Holanda rrezikojne ta shtyjne shqyrtimin e aplikimit per te pritur raportet e progresit te 14 tetorit nga Komisioni.
Shqiperia aplikoi per statusin kandidat ne 28 prill 2009 ne Prage dhe prej mese 6 muajsh kjo kerkese nuk shqyrtohet duke shenuar periudhen me te zvarritur ne rajon.
Fillimisht Brukseli nuk ka dashur qe vendimi te merrej gjate, apo menjehere pas procesit elektoral ne Shqiperi, e me pas edhe per shkak te zgjedhjeve ne Gjermani dhe ndjeshmerise se elektoratit vendas ndaj politikes europiane te zgjerimit.
Per rastin e Mali te Zi, BE dha pelqimin brenda 5 muajve, per Kroacine pas 2 muajve, po keshtu per Maqedonine, pa permendur Islanden, e cila aplikoi ne korrik, pra, pas Shqiperise, ku Keshilli i BE-se brenda 3 diteve i dha menjehere mandat Komisionit per pergatitjen e opinionit mbi kete kandidature.
Top Channel