BB: Te permiresohet kontrolli i qeverise

07/10/2009 08:00

Qeveria shqiptare duhet te punoje per te permiresuar kontrollin qeveritar mbi sektorin minerar, te rrise transparencen, te permiresoje kuadrin rregullator, si dhe te ndaje me banoret e zonave minerare perfitimet qe sjell kjo industri, ben te ditur nje raport i detajuar i hartuar nga ekspertet e Bankes Boterore per llogari te qeverise shqiptare.

Raporti i titulluar, “Reforma ne Sektorin Minerar, Ristrukturimi dhe e Ardhmja”, veren se procesi sakaq i kryer i privatizimit permes dhenies se licencave koncesionare le shume per te deshiruar dhe nuk ka dhene rimekembjen e synuar te ketij sektori.

“Aktualisht, ky sektor gjendet pas nje privatizimi te veshtire te kryer nen koncepte te dobeta, zbatim te varfer dhe mungese te detyrimit te kompanive koncesionmarrese te respektonin detyrimet e tyre kontraktore”, thuhet ne raport.

“Megjithate, ka edhe shenja rigjallerimi. Gjate koheve te fundit eshte vene re rigjallerimi i dobet i minierave te vogla e te medha, rritje te kapaciteteve prodhuese e perpunuese te metaleve dhe rritje te punesimit. Per me teper, kushtet aktuale te tregut te mineraleve japin perspektive te mire per punesim dhe rritje ekonomike”.

Per te realizuar nje reforme te tille, BB keshillon qe qeveria te permiresoje rrenjesisht sistemin e mbikeqyrjes shteterore te sistemit, si dhe te organizoje nje koordinim me te mire mes institucioneve perkatese. Sugjerohet gjithashtu qe qeveria te rrise transparencen ne dhenien e licencave koncesionare ne menyre qe te permiresoje klimen e biznesit dhe te rrise investimet.

Aktualisht, licencat per shfrytezimet e burimeve minerare jepen ne menyre te fshehte nga autoritetet dhe askund nuk publikohet as hapje gare dhe as emrat e kompanive qe i fitojne keto koncesione.

Ekspertet keshillojne gjithashtu me shume eficence ne mbikeqyrjen e kontratave, perfshire edhe kontrollet e tyre dhe detyrimin e kompanive qe sakaq veprojne ne kete sektor te respektojne detyrimet kontraktuale mbi fushen e investimeve.

Ne fund, sipas tyre, qeveria duhet te mendoje edhe per trajtimin e problemeve ambientale dhe pasojave shoqerore qe shkakton kjo industri. Qeveria shqiptare perfiton rreth 4 per qind te xhiros se realizuar nga kompanite koncesionmarrese ne sektorin e minierave, por asnje lek nga kjo takse nuk shkon per te fuqizuar buxhetet e bashkive e komunave ku keto zona minerare gjenden.  
 

Top Channel