Angli, Capello traineri me i pasur

07/10/2009 17:15

Fabio Capello eshte traineri me i paguar ne Mbreterine e Bashkuar. Keshtu thote klasifikimi qe permban pasurine e te gjithe teknikeve, i publikuar nga revista “FourFourTwo”.

Capello, trainer i kombetares angleze, fiton rreth 7 milione euro ne vit dhe ka nje pasuri prej 32.5 milione, nga te cilat 18 jane ne vepra arti.

Pas tij vjen Roy Keane, ish-kapiten i Manchester UTD, me 29 milione euro dhe me pas Sir Alex Ferguson, trainer i “djajeve te kuq” me nje pasuri prej 24 milionesh.

Nje vend te mire ne klasifikim ka zene edhe Ancelotti, trainer i Chelsea, i cili renditet i katerti me 18 milione euro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA