Vasili: Pezullim mjekeve te pakualifikuar

06/10/2009 11:05

Ministri i Shendetesise, Petrit Vasili deklaroi se mjeket qe nuk kane kualifikimin dhe njohurite e duhura do te pezullohen nga puna.

Sipas numrit nje te shendetesise, shume ngjarje te pakendshme ndodhin per shkak te mjekeve te paafte, ndaj theksi i duhet vene kualifikimit te tyre.

“Sado qe te permiresojme infrastrukturen, problem do te mbeten mjeket e paafte. Pas kontratave me ISKSH-ne do te jete e detyrueshme kualifikimi i tyre”, u shpreh Vasili.

Top Channel