
Nenkryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise, Kreshnik Spahiu, gjate nje takimi me kryetaret e gjykatave shqiptare, deklaroi se shpesh here jane gjyqtaret ata qe nuk kane kurajo profesionale per t’i dhene fund proceseve ndaj bandave kriminale.(UPDATE)
Edhe pse ka pranuar se ka kercenime ndaj gjyqtareve, Spahiu ka kerkuar t’i jepen fund zvarritjeve ne proces.
“Ketu fajtoret jane dy, ose gjyqtari ose ligji. Shpesh gjyqtaret nuk kane kurajon, iniciativen, vullnetin, deshiren per te perfunduar nje ceshtje. Bandat kriminale, te cilat akuzohen per shume vrasje apo vepra penale me rrezikshmeri te larte, nuk mund te diktojne punen e gjykates”, u shpreh Spahiu.
Nje tjeter pike e mbledhjes se sotme te kryegjykatesve ka qene edhe riorganizimi i gjyqesorit.
Spahiu paralajmeroi nje levizje masive te gjykatesve nga njeri qytet ne tjetrin. Sipas tij ka gjykates qe kane vite te tera ne qytet te vegjel, ku familjarizimi me komunitetin dhe i pashmangshem dhe per pasoje edhe njeanshmerie e profesionit behet me e veshtire.
Top Channel