Ringer i kushton nje kenge Raymond Domenech

06/10/2009 16:05

“Nese ti do sulmoje zonen time te rreptesise une do te te prisja pa mbrojtje”.

Kjo eshte nje prej frazave te kenges se Catherine Ringer, ish aktore e filmave porno dhe ish anetare e grupit te muzikes rock, “Les Rita Mitsouko” qe ia ka dedikuar trajnerit te kombetares Raymond Domenech. Kengetarja me nje te shkuar roze ka shkruar kengen “Je kiffe Raymond” ku vihen ne pah cilesite e trajnerit te nenkampioneve te botes.

Keshtu, pasi i kerkoi doren te fejuares ne nje emision televiziv, Domenech pelqehet nga nje femer tjeter, e cila gjithashtu ka gjetur nje menyre teper origjinale per t’ia bere te ditur deshiren e saj.

Kjo kenge ka argetuar shume njerez, mes te cileve ish mbrojtesin Bixente Lizarazu. “Nese Estelle Denis  do refuzoje kerkesen per martese, Raymond ka nje tjeter mundesi me Catherine Ringer”, shprehet me humor ish lojtari i kombetares.

 

FOTO GALERI
1/2
Catherine Ringer, e fiksuar pas Domenech

Top Channel