Rama: Protesta rruge me rruge

06/10/2009 15:00

Kryetari i opozites, Edi Rama, i eshte drejtuar kryeministrit per nje sere ceshtjesh qe shqetesojne ate dhe te majten duke nenvizuar  se data 10 tetor kur ai ka lajmeruar protesten popullore ne Tirane ne mbrojtje te demokracise, do te jete fillimi e nje perpjekje qe opozita do ta shtrije ne cdo rruge te vendit, nese pushteti i lindur nga grabitja e votave sic tha Rama nuk hap kutite e 28 qershorit.

“I bej apel Berishes te kuptoje se prekja e kutive te votimit, e aq me teper zhdukja e tyre, nderkohe qe ne kerkojme hapjen jo vetem qe nuk do ta shpetoje me perballjen ndaj votuesve, por kjo do te konsiderohet si shprehje e patolerueshme e dhunes ndaj opozites”, u shpreh Rama.

Zoti Rama iu pergjigje dhe akuzave te qeverise se bojktoi i opozites po pengon liberalizimin e vizave kur tha se kryeministri nuk duhet te vazhdoje te tallet me shqiptaret, sepse lenia e Shqiperise jashte programit te heqjes se vizave ku u futen Serbia Mali i Zi dhe Maqedonia, eshte vendosur kohe me pare para se opozita te merrte vendimin per te mos hyre ne kuvend.

Top Channel