Pikture, Agim Sulaj cel ekspoziten ne Tirane

06/10/2009 20:15

Piktori dhe karikaturisti Agim Sulaj ka celur ekspoziten e tij te pare ne Shqiperi.

Ne pikturat e Agim Sulajt ruhet origjinaliteti, figuracioni por edhe teknika ne retoriken e artit. “Pas disa ekspozitave nderkombetare jam i kenaqur me ardhjen e miqve dhe te afermve te mi ne kete ekspozite. Ne ekspozite mbizoteron natyra dhe bukuria e humorit”, shprehet Agim Sulaj.

Ai eshte autor i shume veprave te sukseshme, ne ekspozita te cilat jane hapur ne shume vende te botes. Prej 15 vitesh ai jeton ne Itali ku dhe ka zhvilluar karrieren e tij artistike.

Nje pjese e madhe e pikturave te Sulajt jane pasuri e koleksionit te Galerise se Arteve “Forni” ne Bolonje. Piktori Sulaj eshte autor i pikturave klasike por edhe atyre humoristike.

Top Channel