
Koka e Zinedine Zidane ndaj mbrojtesit Marco Materazzi ne finalen e Boterorit 2006 ka hyre ne librat e historise.
Pasi pushtoi faqet e gazetave per jave te tera dhe gati gati u kthye edhe ne vater zjarri mes Italise dhe Frances, gjesti i lojtarit legjendar te Frances dhe zenka e tij me Materazzi-n ka qene edhe ne axhenden e shume emrave te njohur boterore.
Keshtu, ish sekretari amerikan i Shtetit, Henri Kissinger nuk ka arritur t’i pajtoje dy futbollistet ne nje tentative te tij gjate nje vizite ne studiot e RAI-t ne vitin 2006. Lajmin interesant e jep revista “Telethon notizie”. Ne muajin shtator te po atij viti, shefi i FIFA-s, Sepp Blatter njoftoi deshtimin e nje tentative per te pajtuar dy lojtaret ne Ishullin Robben ne Afriken e Jugut ku Nelson Mandela kaloi 27 vite i burgosur.
Por tentativat per nje shtrengim dore mes te dyve kane vazhduar edhe me Lippi-n, Moratti-n deri tek presidenti i atehershem i Frances, Jacques Chirac. Gjate emisionit televiziv ne RAI per mbledhjen e fondeve per kerkimet ne fushen e semundjeve gjenetike, Marco Materazzi rrefeu se ka provuar me te gjitha menyrat qe te beje paqe me Zidanne, por ai nuk ka dashur.
Top Channel