
Partitë e djathta duket se do t’i bashkohen protestës së Partisë Socialiste ditën e shtunë më 10 tetor.
Hapjen e kutive e kanë kërkuar edhe parti të spektrit të djathtë, të cilët nuk kanë asnjë deputet me të cilin të përfaqësohen në Kuvend.
Partia Socialiste do të ketë mbështetjen morale më 10 tetor të disa ish-bashkëpunëtorëve të ngushtë të selisë blu.
Mësohet se kreu i PS-së do të zhvillojë gjatë kësaj jave një takim me Spartak Ngjelën, Nard Ndokën dhe Dashamir Shehin.
Protesta kundër procesit zgjedhor të 28 qershorit organizuar nga kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, duket se do të gjejë edhe mbështetjen përtej së majtës.
I kontaktuar për këtë çështje, kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar e ka marrë vendimin përfundimtar për të mos iu bashkuar aksionit opozitar në protestën e ditës së shtunë më 10 tetor.
Por ndryshe duket se do të bëjnë Spartak Ngjela dhe Nard Ndoka, të cilët do të bashkohen në këtë aksion.
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka zhvilluar në ditët e mëparshme takime me eksponentë të spektrit të djathtë politik si Spartak Ngjela dhe Nard Ndoka në lidhje me qëndrimin e tij për hapjen e kutive të votimit.
Top Channel