
Humbja 2-0 e Vllaznise ndaj Flamurtarit eshte nje tjeter vazhdimesi negative e shkodraneve, qe kane bere startin me te shemtuar te sezonit, per te mos thene me negativin ne gjithe historine e tyre.
Megjithate, me i justifikuari ne kete humbje te fundit eshte pikerisht trajneri i ri i kuqebluve, Roland Luçi, i cili ne mesjaven e kaluar zuri vendin e te shkarkuarit Hasan Lika.
Atij i duhet pak kohe qe te njohe ekipin dhe kjo eshte nje gje e kuptueshme, por nuk mungojne skeptiket, qe mendojne se emerimi i tij eshte nje levizje e nxituar e Vllaznise, pasi ai nuk e njeh mentalitetin shqiptar.
Por vete Luçi ka bere te ditur dje: “Vllaznine time do ta shikoni pas 5 javesh, do ta ngjis ne piedestal, atje ku i takon”. Por te shpresojme qe nje afat i tille te jete i pranueshem nga drejtuesit e klubit shkodran.
Top Channel