Kuvendi s’ka numrat, Topalli shtyn ligjet

06/10/2009 08:30

Brishtesia e mazhorances se dale nga zgjedhjet e 28 qershorit, ne mungese te opozites ne sallen e Kuvendit ka filluar te jape shenjat e para.

Parlamenti dje “xhiroi bosh” teksa diskutoi mbi disa projektligje duke mos arritur dot t’i hedhe ne votim.

Mosprezenca e 71 deputeteve ne sallen e Parlamentit e ka detyruar Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, qe te mos mbylle “ciklin” per pese projektligje, te cilat u diskutuan dhe u mbeshteten nga dy grupet parlamentare ne sallen e Parlamentit, PD dhe LSI-ja.

Per gati nje ore e gjysme, deputetet e mazhorances jane detyruar t’i japin seriozitetin e duhur seances, duke diskutuar pjesa me e madhe e tyre per projektligjet qe kishin mberritur ne seance nga Komisioni i Veprimtarise Prodhuese, Komisioni i Punes dhe Shendetesise, si dhe nga Komisioni i Jashtem.

Projektligji i cili eshte diskutuar me gjate duke u vleresuar si mjaft i rendesishem dhe i mberritur ne nje kohe rekord ne sallen e Kuvendit pas miratimit te qeverise se re ishte ai i uljes se moshes se pensionit per minatoret.

Gjithashtu, jane diskutuar dhe miratuar parimisht nga komisionet dhe grupet parlamentare edhe disa marreveshje bashkepunimi; nje me Spanjen dhe nje me Çekine, projektligji per autoritetin rrugor te Shqiperise, si dhe projektligji per privatizimin e objekteve te rendesishme.

Ajo çka ra ne sy ne momentet e fundit ishte mungesa e kuorumit ne sallen e Kuvendit. Disa deputete, mes tyre dhe Kryeministri Berisha, zevendeskryeministri Meta dhe ministri i Financave, Bode nuk kane qene ne salle per shkak te angazhimeve te tjera qeveritare.

Mungesa e tyre dhe e disa deputeteve e ka detyruar Topallin qe te shtyje votimin e ketyre projektligjeve per ne seancen e ardhshme.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta