
Starton grumbullimi i perfaqesueses shqiptare te futbollit per ndeshjen e 14 tetorit me Suedine. Josip Kuzhe eshte akomoduar prej dites se djeshme ne hotelin “Residenz Limburgerhof” ne Frankfurt te Gjermanise, ndersa futbollistet u vendosen nen urdhrat e trajnerit vetem gjate paradites se sotme.
Duke perfituar nga distanca e afert, perkrah kroatit qendroi edhe sulmuesi i Augsburgut, Edmond Kapllani. Ai nuk ka zhvilluar stervitje gjate dites se djeshme, duke pritur kompletimin e te gjithe grupit. Seanca e pare do te zhvillohet sot ne oren 17:00 dhe ajo parashikohet te zgjase rreth 120 minuta.
Kjo edhe per shkak se delegacioni kuqezi (ku perveç lojtareve ben pjese edhe stafi) u largua nga aeroporti “Nene Tereza” drejt Gjermanise vetem gjate oreve te para te mengjesit. I vetmi qe nuk ka arritur te bashkohet me skuadren ishte mbrojtesi Maringlen Shoshi.
Lojtari i Apolonise, i perzgjedhur ne çastet e fundit se bashku me Endri Vrapin, si zevendesues te Elis Bakajt dhe Andi Liles, nuk ka pasur vize. Per shkak te procedurave, Shoshi do te bashkohet i fundit me Kombetaren, per te vazhduar me pas punen me grupin.
Skuadra do te stervitet ne terrenet e 1.FC 08 Haslosh, madje gjate pasdites se te enjtes (date 8 tetor) eshte parashikuar edhe nje minindeshje pergatitore me ekipin e Kategorise se Gjashte gjermane (Verbandsliga).
“Jemi shume krenare qe Kombetarja shqiptare vendosi te akomodohej ne krahinen tone dhe te gjithe se bashku do te bejme te pamunduren qe ata te ndihen sa me komode dhe qe gjithçka te funksionoje mire”, pohuan burime zyrtare nga klubi modest.
Ne daten 10, vetem pak ore perpara se suedezet te luajne ndeshjen kunder Danimarkes, kuqezinjte kane ne program nje miqesore me Greuther Furthin. Pas me shume se nje jave stervitje ne token gjermane, me date 13 tetor skuadra do te niset drejt Suedise, per ndeshjen qe do te zhvillohet ne stadiumin “Rasunda”.
Ky eshte dueli numer 5 i Shqiperise me skandinavet: ne kater ndeshjet e luajtura deri me tani, perfaqesuesja jone ka humbur tri dhe ka barazuar nje (takimi i pare ne eliminatoret e Boterorit 2010, me 6 shtator 2008). Lojtaret me ne forme te skuadres tone jane padyshim Lorik Cana, i cili po shkelqen me Sanderlendin ne Angli, Hamdi Salihi qe vazhdon te shenoje rregullisht me Rapidin e Vjenes dhe Erjon Bogdani, i cili eshte shnderruar ne nje lojtar kyç te Kievos ne Serine A. Nuk duhen harruar Klodian Duro ne Qipro, por edhe mesfushori Ervin Bulku dhe mbrojtesit Armend Dallku e Debatik Curri ne Ukraine. Mjaft i rendesishem ka qene edhe rikthimi i Altin Haxhit ne perfaqesuese pas afro dy vjetesh mungese. Mbrojtesi gjirokastrit pritet te aktivizohet si titullar, per shkak te mungesave te Vangjelit dhe Agollit.
Top Channel