Juventus, presidenca do kaloje ne duart e Blanc
06/10/2009 15:15
Pronari i Juventusit, John Elkan ka vendosur te largoje presidentin Giovanni Cobolli Gigli nga detyra per te emeruar manaxherin e shoqerise, francezin Jean Claude Blanc.
Pas tre viteve ne presidencen e skuadres bardhezi, Gigli le kete detyre ku ka punuar per te ndertuar nje skuader kompetitive ne Serie A pas nje sezoni ne B. Blanc do mbaje per disa kohe edhe detyren e administratorit te deleguar, post qe pritet ta zeje Marotta ose Secco. Dita e fundit e presidences se Gigli-t do te jete 12 tetori.
Ai u zgjodh president i Juventusit ne 29 qershor 2006. “Jam i qete si gjithmone. Nuk kam thene qe ky ndryshim eshte nje gje negative”, shprehet presidenti Gigli.
Top Channel