
Zhduken tre te mitur, viktima te skandalit te pedoflise qe tronditi vendin pak vite me pare, njekohesisht edhe deshmitare ne nje nga proceset gjyqesore ne ngarkim te te padendehurve Robin Arnold dhe Dino Kristodulu, te akuzuar per mardhenie homoseksuale me te mitur.
Ne pritje te deshmise se femijeve me inicialet L.K, D.M dhe G.B, prej tre muash gjykata nuk po arrin t’i degjoje ata pasi ata nuk po gjenden megjithe kerkimet policore. Gjykatesja Shefkie Demiraj pranoi se duke qene se te miturit jane endacake, policia nuk i ka gjetur ende, cka detyroi gjykaten te urdheroje serish kerkimin e te miturve.
Per gjetjen e tyre u angazhua edhe prokuroria, ndersa komisariateve ne vend u eshte lene ne dispozicion dy jave kohe. Por burimet pohojne se ky proces eshte drejt deshtimit ne rast se tre te miturit, me i vogli i tyre vetem 10 vjec, nuk gjenden.
Kjo pasi te akuzuarve u perfundojne afatet e paraburgimit. Nderkohe burime te tjera pohuan se njeri nga femijet qe eshte deshmitar ne kete proces eshte larguar nga Shqiperia pasi eshte biresuar nga nje familje ne Amerike. Ne seancen gjyqesore ishin te dy britaniket, te cilet kembengulen se te miturit jane manipuluar dhe ata jane te pafajshem.
Prokuroria dyshon se ne skandalin seksual per te cilin eshte denuar me 20 vjen burg edhe bashkepuntori i tyre Xhon Devid Braun, jane te implikuar edhe dy britaniket. Qendra e bamiresise “Femijet e tij” eshte mbyllur prej 2005 atehere kur u zbulua edhe skandali per te cilin thuhet se jane abuzuar disa femije te mitur, shumica e tyre jetime apo te varfer.
Pas bllokimit te qendres femijet u sistemuan nga shteti ne institucione sociale, por pas deklarates se gjykates se te miturit jane pa perkrahje dhe endacake, ngrihet edhe pikepyetja se perse keta femije nuk u moren ne mbrojtje por jane lene ne meshire te fatit.
Top Channel