Diber, djegia e manastirit, akuzohet maqedonase

06/10/2009 20:30

Me djegien e manastirit Shen Jovan Bigorski, ose sic e quajne historianet shqiptare, Shen Jovan Mbiguri, jane djegur edhe shume dokumente te rendesishme per historine shqiptare.

Studiuesit hedhin dyshime se zjarri eshte i qellimshem pasi djegia e bibliotekes ka zhdukur perfundimisht nje pasuri te madhe per te cilen dikush duhet te mbaje pergjegjesi. “Fajtore per djegjen e manastirit jane drejtuesit e kishes maqedonase per shkak te mungeses se komunikimit me Qendren e Trashegimise Kultutore”, shprehet drejtuesi i Qendres per Konvertimin e Monumenteve Kulturore, Behixhudin Shehapi.

Ai akuzoi murgjit per ndertimin e nje furre pa standarte pa leje ne kuzhinen e manastirit, e cila shkaktoi zjarrin. “Mbi 30 % e asaj qe ishte eshte demtuar ose shkaterruar. Jane humbur pergjithmone shume artefakte dhe shume elemenete te arkitektures se mrekullueshme qe ndodheshin ne kete manastir. Rasti i Bigorskit tregoi se mungesa e komunikimit ndikon negativisht ne mbrojtjen e objekteve te rendesise se vecante”, thekson Shehapi.

Nderkohe, historiani Skender Hasani shton se djegia e ketij manastiri zhduku nje pjese te historise kombetare te shqiptareve. Ne dokumentete arkivore tregohet se manastiri ka qene ne juridiksionin e Kishes Autoqefale Shqiptare deri ne vitin 1945. Manastiri i djegur daton qe ne vitin 1020, ndersa deri ne fillim te 1945 meshat jane mbajtur ne gjuhen shqipe.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta