
Kryeministri Sali Berisha mberriti ne aeroportin e Prishtines, prej nga ku nis edhe vizita e tij dyditore ne pjesen tjeter te kombit.
Ne aeroport, Berisha u prit nga zevendeskryeministri i Kosoves, Hajredin Kuci, si dhe ambasadori shqiptar Islam Lauka.
“Kosoven e vizitoj gjithnje me kenaqesi te madhe”, u shpreh Berisha.
Ne diten e pare te vizites, Kryeministri Berisha do te takohet dhe kete bisedime me Kryeministrin e Kosoves, Hashim Thaçi, me te cilin do te kete edhe nje konference te perbashket per shtyp.
Pas takimit, ne prani te dy kryeministrave, do te nenshkruhen disa marreveshje bashkepunimi midis dy vendeve.
Gjithashtu, Kryeministri Berisha do te takohet me Presidentin e Kosoves Z. Fatmir Sejdiu dhe Kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi.
Ai i drejtohet me pas, me nje fjale Kuvendit te Kosoves. Pasdite, ai do te zhvilloje takime te veçanta me perfaqesues te partive politike, me perfaqesues te komunitetit te biznesit dhe perfaqesues te minoriteteve.
Kryeministri Berisha do te zhvilloje gjithashtu, homazhe ne varrin e Presidentit Ibrahim Rrugova dhe nje vizite ne familjen e tij.
Ne diten e dyte te vizites, Kryeministri Berisha do te udhetoje ne Prekaz, ku do te zhvilloje homazhe ne memorialin e Adem Jasharit dhe do te kryeje nje vizite ne familjen Jashari.
Top Channel