Berisha nis sot viziten ne Kosove

06/10/2009 08:20

Kryeministri Sali Berisha do te  nise sot nje vizite dyditore ne Kosove, vizita e pare qe pas shpalljes se pavaresise se Kosoves.

Ne diten e pare te vizites, Kryeministri Berisha do te takohet dhe kete bisedime me Kryeministrin e Kosoves, z. Hashim Thaçi, me te cilin do te kete edhe nje konference te perbashket per shtyp.

Pas takimit, ne prani te dy kryeministrave, do te nenshkruhen disa marreveshje bashkepunimi midis dy vendeve.

Gjithashtu, Kryeministri Berisha do te takohet me Presidentin e Kosoves Z. Fatmir Sejdiu dhe Kryetarin e Kuvendit, Z. Jakup Krasniqi.

Ai i drejtohet me pas, me nje fjale Kuvendit te Kosoves. Pasdite, ai do te zhvilloje takime te veçanta me perfaqesues te partive politike, me perfaqesues te komunitetit te biznesit dhe perfaqesues te minoriteteve.

Kryeministri Berisha do te zhvilloje gjithashtu, homazhe ne varrin e Presidentit Ibrahim Rrugova dhe nje vizite ne familjen e tij.

Ne diten e dyte te vizites, Kryeministri Berisha do te udhetoje ne Prekaz, ku do te zhvilloje homazhe ne memorialin e Adem Jasharit dhe do te kryeje nje vizite ne familjen Jashari.

Kryeministrit do t’i jepen edhe titujt “Honoris Causa” nga Universiteti i Prishtines dhe “Qytetar nderi” i Prizrenit.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta