
Per kontributin e tij te jashtezakonshem ne fushen e arsimit, shkences dhe per angazhimin e tij ne ceshtjen e Kosoves kryeministri i Shqiperise Sali Berisha nderohet me titullin me te larte qe ndan Universiteti i Prishtines, doktor Honoris Causa.
Vizita e shefit te qeverise shqiptare ne Kosove zhvillohet vetem nje muaj para mbajtjes se zgjedhjeve lokale ne Kosove. Ne takimet e tij me perfaqesuesit e partive parlamentare ne Kosove, Berisha u sugjeroi atyre te kerkojne zgjedhje te lira dhe demokratike.
Nga ana tjeter ne takimet e ndara qe pati me perfaqesuesit e minoriteteve zoti Berisha ofroi garancite se procesi i krijimit te komunave te reja eshte nje proces qe duhet pranuar, duke marre si shembull ketu funksionimin e 19 komunave me pergjegjesi te plote ne Shqiperi.
Berisha po keshtu siguroi perfaqesuesit e serbeve, boshnjakeve dhe turqve se ceshtja e minoriteteve ze vend te rendesishem ne bisedat e tij me autoritetet kosovare.
Gjate dites kryeministri Berisha beri homazhe te varri ish presidentit Rugova ne lagjen Velania ne Prishtine, per te vizituar me pas familjen e presidentit te ndjere.
Njekohsisht ai u prit nga qytetare te shumte te cilet kishin dale per ta pershendetur dhe per t’i uruar mireseardhjen.
Vizita e kryeministrit te Shqiperise Sali Berisha ne Kosove do te vazhdoje te merkuren ne familjen e Jasharajve, ne takimet me perfaqesues nderkombetar dhe do te perfundoje ne Prizren ku do te shpallet qytetar nderi i ketij qyteti.
Top Channel