
Kryeministri i Shqiperise Sali Berisha ne nje fjalim te mbajtur sot ne kuvendin e Kosoves, ne kuader te vizites dyditore qe po zhvillon ne anen tjeter te kombit, deklaroi se pavaresia shenoi perfundimin e nje prej padrejtesive me te medha.
Duke nderuar me kete rast arkitektin e pavaresise, presidentin Ibrahim Rugova, Berisha theksoi se jetik per cdo shqiptar eshte interesi per mosndryshimin e kufijve ne Ballkan, ndersa vleresoi se Kosova po shnderrohet ne nje faktor te rendesishem stabiliteti.
Kryeministri shqiptar ka vleresuar punen e qeverise ne luften ndaj korrupsionit, nje fenomen per te cilin eshte shpallur lufte me zero tolerance edhe nga qeveria shqiptare.
Pas fjales se tij ne parlament, kryeministrit shqiptar iu akordua nga presidenti i Kosoves “Medalja e Arte e Lirise”.
Top Channel