
Australia ka ngritur normen baze te interesit ne 3.25 per qind nga 3% qe e kishte, duke u bere vendi i pare i grupit G20 qe ndermerr nje veprim te tille kur ekonomia boterore ka filluar te rimekembet.
Levizja ne fjale, e bere nga banka qendrore, nuk ishte e papritur pasi ekonomia australiane ishte e vetmja mes ekonomive te vendeve te zhvilluara qe u perhap ne gjysmen e dyte te vitit 2009.
Ne fakt, autoritetet vendase e kane ndihmuar ekonomine duke e furnizuar ate me stimuj te fuqishem te bazuar tek shpenzimet.
Qeveria ka shpenzuar 42 bilione dollare australiane per skema qe perfshinin ndihma ne para te thata per pensionistet dhe per familjet me te ardhura te mesme, si dhe per shpenzimet ne infrastrukture.
Kjo e ndihmoi ekonomine australiane te rritej me 0.4 per qind ne tremujorin e pare te vitit dhe me 0.6 per qind ne tremujorin e dyte, duke reaguar keshtu ndaj kontraktimit prej 0.5 per qind qe u regjistrua mes tetorit dhe dhjetorit te vitit 2008.
Top Channel