
Gjykata e rrethit Vlore vendosi masen e sigurise “detyrim paraqitjeje” per drejtorin e Zyres se Rregjistrimit te Pasurive te Paluajtshme per Vloren, Edmond Banushaj.
Gjithashtu, trupi gjykues ka caktuar masen e “arrestit ne shtepi” per shtetasit Viktor Kulaj dhe Oart Begaj, respektivisht ish-punonjes i ketij institucioni dhe biznesmen, te cilet akuzohen per veprat penale te shperdorimit te detyres, falsifikimit te dokumentave zyrtare dhe perdorimit te tyre.
Ne seancen e vleresimit te urdherit te ndalimit dhe caktimit te mases se sigurise, e kryesuar nga gjyqtari Thoma Nika, u shqyrtuan provat e paraqitura nga prokuroria e rrethit te Vlores, ne ngarkim te tre te akuzuarve.
Ne perfundim, gjyqtari Nika e cilesoi te paligjshem urdherin e ndalimit per tre te akuzuarit, duke vendosur per masat e mesiperme.
40 vjecari Edmond Banushaj, 48 vjecari Viktor Kulaj dhe 47 vjecari Oart Begaj, pronar i truallit, u arrestuan mbremjen e dates 2 tetor mbi bazen e urdherit te arrestit te leshuar nga prokurori i rrethit te Vlores.
Top Channel