Presidenti i Republikes se Kosoves, Fatmir Sejdiu i ka derguar nje telegram ngushellimi presidentit te Republikes se Italise, Giorgio Napolitano, me te cilin e ka ngushelluar per humbjen e jetes se mbi 20 qytetareve italiane, si pasoje e rreshqitjes se dheut ne rajonin e Sicilise.

“Ne emer te popullit dhe te institucioneve te Republikes se Kosoves, Ju shpreh ngushellimet me te sinqerta per humbjen e jeteve te qytetareve tuaj, si pasoje e rreshqitjes se dheut ne rajonin e Sicilise”, thuhet ne telegramin e Sejdiut.

“Populli i Kosoves, thekson presidenti Sejdiu, eshte me ju ne keto caste te veshtira dhe lutet per viktimat dhe familjet qe humben me te dashurit e tyre”.

Top Channel