Topi: Pozite-Opozite te bashkepunojne

05/10/2009 15:15

Presidenti çek Vaclav Klaus dha edhe njehere ne Tirane nje shfaqje te euroskepticizmit te tij tashme te njohur. I ftuar per vizite zyrtare nga Presidenti i Republikes Bamir Topi, Presidenti çek refuzoi te jape nje date se kur do te firmose traktatin e Lisbones. (UPDATE)

“Nuk kam ardhur ketu per te diskutuar per ratifikimin e Traktatit te Lisbones, brenda kufijve te Republikes çeke dhe nuk kam ndonje mesazh te vecante per ju, ketu. Persa i perket momentit, eshte e pamundur per ta ratifikuar traktatin e Lisbones, sepse ai do te shqyrtohet dhe do te debatohet ne Gjykaten Kushtetuese çeke dhe ne institucionet e tjera. Ndaj une nuk mund ta firmos traktatin edhe po te doja ta beja. Por kam vetem nje koment per fjaline tuaj te dyte: analiza juaj eshte e gabuar: traktati i Lisbones nuk hap dyert per zgjerime te metejshme te Bashkimit europian. Ky eshte nje keqkuptim i Traktatit te Lisbones, nje keqkuptim tragjik”, thote Klaus.

Por kryeministri i Suedise, vendit qe mban presidencen e rradhes te Bashkimit europian, kishte pohuar per Top Channel te kunderten. Zgjerimi i metejshem do te jete i mundur vetem me mirefunksionimin e institucioneve komunitare dhe me qetesine politike ne kancelarite e Europes. Por problemet e brendshme te Bashkimit nuk jane pengesa e vetme. Presidenti Topi kujtoi nevojen per reformat e brendshme, per te cilat ne fakt duhen edhe votat e opozites ne Parlament.

“Opozita duhet te jete e pranishme ne parlament, per te qene pjese e reformave, sidomos te asaj per drejtesine”, u shpreh Topi.

Presidenti Klaus u prit edhe nga kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli dhe kryeministri Berisha, te cilet e falenderuan per mbeshtetjen qe Cekia id dha anetaresmit te Shqiperise ne NATO dhe me aplikimin e Shqiperise per statusin e vendit kandidat ne Bashkimin europian.  

Top Channel