Topi: Jetik, bashkepunimi pozite-opozite

05/10/2009 12:55

Presidenti i Republikes, Bamir Topi deklaroi se bashkepunimi institucional mes shumices dhe opozites eshte jetik per te ardhmen e vendit.

Ne nje konference per shtyp me homologun cek, Vaclav Klaus, kreu shqiptar theksoi se duhet vullnet nga ana e partive politike per bashkepunimin e nevojshem, per reformat e kerkuara me ngulm nga nderkombetaret.

“Ajo qe kerkohet nga Bashkimi Europian eshte vazhdimi i reformave, sidomos ne fushen e drejtesise. Askush nuk ka kurajo per te penguar integrimin e Shqiperise ne BE dhe kam besim se ky proces do te finalizohet me sukses”, u shpreh Topi.

Top Channel