Sumatra, sms nga i mbijetuari: Jemi nen rrenoja
05/10/2009 13:35
Ne ishullin Sumatra ku termeti i para pak diteve shkaktoi nje tragjedi duke u marre jeten qindra banoreve, po vazhdojne kerkimet.
Forcat e ndihmes se shpejte kane marre nje sms nga nje i mbijetuar nen rrenoja, i cili lajmeron per pranine e tij dhe disa te mbijetuarve te tjere, por deri tani nuk dihet vendndodhja e tyre.
Situata ne terren eshte katastrofike pasi mendohet se nen rrenoja ka ende njerez te gjalle. Kete e konfirmon edhe shefi i policise se Padangut, sipas te cilit, degjohen shume zera nen rrenojat e “Ambacang Hotel”, por ka veshtiresi te medha ne kerkim qe po vonojne nxjerrjen e tyre.
Top Channel