Shperndaresit e ushqimeve, me ‘koke ne torbe’

05/10/2009 18:45

Nje adrese ne xhep dhe me shpejtesi drejt porositesit.

Me kete ritem te pamate, Maksim Hoxha ka 7 vjet e gjysme qe perpiqet te mbaje frymen e gjithe familjes.

Aspak i sigurt per ate qe ben, 35-vjecari nuk ka pasur shume zgjedhje kur vendosi te marre persiper kete pune; te shperndaje ushqime te gatshme ne tavolinat qe mbajne lidhur fatin e tij.

Pasiguria dhe rreziku ne rruge, jane motive qe lindin bashke me nisjen e nje dite te reje pune.

Semaforet e kuq dhe vargjet e zakonshem te makinave ne trafik, jane per maksin kunderstaret me te betuar. Megjithate , sic thone: Qellimi justifikon mjetin. Dhe kaq mjafton qe piloti i pazakonte te rreshkase si hije permes rremujes urbane, duke garuar me kohen pa u menduar gjate.

Klienti nuk mund te prese, e aq me pak ushqimi, te cilit deri ne mberritje mund t’i jene shuar avujt e gatimeve pikante. Mjafton kjo arsye qe vrulli te mos ndalet.

Por ne pak minuta vrull, jeta e ketij njeriu mund te permbyset e ndryshoje rrjedhe. Disa here Maksimi e ka pare vertet pisk me motorrin e tij, por nje prej aksidenteve rrugore qe ai ka bere gjate dorezimit, per pak i ka marre jeten.

Nderkohe qe motorin e ka humbur dy here, nje ishte rasti i aksidentit, e tjetri vjedhja.

Maksi nuk ka pranuar asnjehere te dorezohet. Femijet jane nje arsye e forte qe e ben te shperfille cdo egersi.

Keta njerez, qe ne i shohim vetem permes xhamave te makinave tona apo skafandrave te motorrave te tyre, nuk i perkasin nje specieje te vecante.

Ky vrap i cmendur permes rrezikut te vdekjes se perditshme, eshte lufta e tyre. Nje lufte per mbijetese, ne emer te familjeve te tyre.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta