
Hamdi Salihi nuk di te ndalet. Bomberi shkodran ka shenuar nje tjeter gol me bluzen e Rapidit te Vjenes ne kete fundjave te kampionatit austriak.
I transferuar ne diten e fundit te merkatos te skuadra e njohur austriake, talenti i Kombetares kuqezi eshte aktivizuar dje per here te pare si titullar nga trajneri Peter Pakult ne ndeshjen e luajtur ne transferte ndaj Viner Nojshtadt, qe u fitua me rezultatin e thelle 0-4 nga Rapidi i Vjenes.
Sulmuesi shqiptar ka qene protagonist ne kete ndeshje, ku ka pasur shume raste per te shenuar, por ai mundi te realizonte vetem ne minuten e 70, duke fiksuar edhe golin e katert te skuadres se tij: Boskovic jep nje asist ne qender per Salihin, i cili gjuan sakte, duke e cuar topin ne rrjete. Ky eshte goli i 6 i shqiptarit ne kete sezon ne kampionatin austriak (5 me bluzen e Rapidit dhe 1 me ate te Riedit).
Top Channel