Roshi ndeshkon e fundos Vllaznine

05/10/2009 08:00

Talenti fierak i Flamurtarit, Odise Roshi, firmos kapitullimin e Vllaznise ne stadiumin e qytetit te Vlores, ne nje sfide shume luftarake dhe po aq te rendesishme per ecurine e ketyre dy skuadrave.

Ne ndeshjen e dyte ne stolin vlonjat, Gugash Magani i gezohet fitores me po te njejtin rezultat qe ishte mundur ne debutimin e tij te Flamurtari javen e shkuar ne Erseke. Por, debutim te hidhur ka shenuar trajneri i ri i Vllaznise, Roland Luci, teksa e ka nisur me humbje ne Vlore.

Ne kete menyre, Vllaznia duket si nje “kove pusi” qe s’ka te ndalur ne thellimin e krizes se saj. Largimi i Hasan Likes javen e shkuar duket se nuk e ka gjetur ilacin, megjithate koha ne dispozicion te pasuesit te tij ka qene e pakte dhe e pamjaftueshme per te ndryshuar shume gjera. Flamurtari u rikthye te fitorja, duke i dhene fund nje seriali te gjate prej kater humbjesh.

Vlonjatet fituan 2-0 me Vllaznine, fale dy golave, nga nje ne cdo pjese, te realizuar nga talenti 18-vjecar fierak Odise Roshi: ne te 27’ e 58’. Per sa i perket nivelit te lojes te shfaqur ne kete sfide mund te shikohet qarte qe te dyja ekipet kane bere autokritike.

Magani ka vene dore ne formacion, duke bere disa ndryshime, pasi ka lene jashte 11-shes lojtare te pazevendesueshem me pare si Zeqiri. Ndersa Luci i beson eksperiences se Sinanit ne sulm, ndersa prapa ka ndertuar nje Vllazni me kompakte. Moduli i zgjedhur nga te dy trajneret ka qene ai 4-4-2. Qe ne momentet e para vendasit kane nxjerre ne pah kembenguljen e tyre ne kerkim te golit te avantazhit. Ka krijuar nje volum te madh loje dhe ka vene ne veshtiresi kundershtarin, qe per pjesen me te madhe te takimit ka menduar te mbrohet.

Po ashtu nuk i ka lene hapesire Vllaznise te ndertoje aksione te rrjedhshme drejt portes, duke i shkaterruar ata qe ne mesfushe. Sinjalin e pare ne porten e shkodraneve e ka dhene Roshi ne minuten e 19, por goli ka ardhur vetem ne minuten e 27, me autor pikerisht talentin fierak, i cili ka qene dhe nje nder me te miret ne fushe ne kete takim: nje goditje e Alvish dhe topi trondit shtyllen e kthehet pas ne kembet e Roshit, i cili me pas e ka cuar ne rrjete. Pas golit te pesuar, Vllaznia detyrohet te mbrohet, por nuk harron te kundersulmoje.

Ajo e ka te veshtire t’i afrohet portes kundershtare. Luhet nje ndeshje e bukur dhe e pelqyeshme. Rasti i pare i rrezikshem per Vllaznine vjen vetem ne minuten e 50. Vlonjatet prodhojne shume edhe ne pjesen e dyte dhe e kercenojne disa here porten shkodrane. Ne minuten e 63 Roshi gjuan ne drejtim te portes se Vllaznise dhe ka dhuruar golin e qetesise, duke ndezur atmosferen ne stadiumin e Vlores.

Minutat e mbetura nuk e kane ndryshuar rezultatin. Vllaznia tashme ndodhet e vetme ne vendin e fundit, me vetem kater pike ne 6 jave, duke mos e shmangur dot krizen totale. Edhe me trajnerin e ri ne pankine, Roland Luci, skuadra shkodrane nuk e gjeti dot rrugen e rrjetes: vetem 1 gol ne gjashte takime, skuadra me sulmin me te dobet ne kampionat.
 

Top Channel