PS: Europa evidentoi deshtimet e qeverise

05/10/2009 15:55

Partia Socialiste pershendeti qendrimin inkurajues te parlamentit europian per procesin e liberalizimit te vizave per vendet e Ballkanit Perendimor.

Deputeti socialist Ditmir Bushati duke u perqendruar tek diskutimet e ketyre diteve mes Komisionit Europian dhe Keshillit dhe Parlamentit Europian evidentojne sic thote ai deshtimet e qeverise ne permbushjen e standarteve.

“Qeveria nuk mund te fshehe deshtimet e saj para shqiptareve duke e akuzuar opoziten padrejtesisht. Nga vleresimi qe i kemi bere permbushjes se reformave rezulton se asnje nga masat e parashikuara nuk eshte realizuar”, u shpreh Bushati.

Per te dale nga kjo situate sic shprehet deputeti socialist qeveria duhet te miratoje sa me pare strategjine e perditesuar dhe planin e veprimit per menaxhimin e integruar te kufijve, te siguroje bashkepunimin e agjensive qe operojne ne kufi, te siguroje zbatimin e programit antikorrupsion per policine e kufirit dhe migracionit, te krijoje qenderen nderinstitucionale operacionale detare, si dhe te intensifikoje instalimin e sistemit tims ne te gjitha pikat kufitare.

Top Channel