
Socialistet erdhen ne pushtet pas gati 5 vjetesh opozite dhe fitorja e tyre ishte e lehte.
Por per partine e Papandreut eshte me e veshtire ta ruajne kete fitore per shkak te sfidave te medha qe e presin qeverine e re qe do drejtoje Greqine.
Sfida kryesore eshte ekonomia e cila eshte futur ne recesion dhe ka nje deficit shume te larte krahasuar me normat e Bashkimit Europian.
Duke folur ne Athine, zoti Papandreu premtoi stimulimin e ekonomise me nje pakete prej 4.5 miliard dollaresh.
“Sot ndryshojme kursin per Greqine dhe jeten e te gjithe neve. Prej sot fillojme se bashku nje perpjekje te madhe kombetare. Ta veme vendin perseri ne nje rruge rimekembjeje, perparimi, krijimi. Ne kete rruge te re, busull e vetme e jona, kriter i vetem per cdo vendin tonin, per cdo veprim, eshte qytetari. Qytetari dhe vetem qytetari”, tha zoti Papandreu, qe e filloi dukshem i emocionuar deklaraten e pare zyrtare si fitues i zgjedhjeve.
“Une i njoh shume mire mundesite kolosale te ketij vendi, fuqite qe mbyten nen korrupsionin, klientelizimin, shkeljen e ligjshmerise dhe shperdorimin,”- tha me tej kryetari i PASOK-ut, duke u angazhuar, sic tha, te mobilizoje gjithe forcat e veta, qe t’u ktheje grekeve besimin ne vetvete.
Konservatoret kane pesuar humbjen me te thelle te 30 viteve te fundit, gje qe ka ndikuar ne vendimin e deri dje kryeministrit, Kostas Karamanlis, te jape doreheqjen nga kreu i partise.
Top Channel