Obama: Angazhim, per bashkepunim me Shqiperine

05/10/2009 13:50

Presidenti amerikan Barack Obama uron kryeministrin Sali Berisha per rizgjedhjen ne detyre.

Mesazhi iu dorezua shefit te qeverise nga ambasadori amerikan ne Tirane, John Withers, ne nje takim ne kryeministri.

Ne mesazhin e presidentit Obama, nder te tjera thuhet:”Shtetet e Bashkuara te Amerikes vleresojne kontributin e Shqiperise ne shtrirjen e paqes e stabilitetit ne bote. Mbetem i angazhuar te vazhdoj bashkepunimin me ju dhe te perkrah aspiratat Euroatlantike te vendit tuaj”.

Me tej Obama shpreh besimin se bashkepunimi i vazhdueshem do t ’i konsolidoje edhe me tej lidhjet midis dy vendeve tona.

Top Channel