
Me barazimin e djeshem Milan ka prekur fundin duke u barazuar me rezultatet e dobeta te epokes se turkut Fatih Terim.
Trajneri Leonardo nuk mund ta beje gjumin e qete pasi ne skuadren e tij nuk funksionojne shume gjera dhe ne prag jane dy ndeshje mjaft delikate me Real Madrid dhe Romen. Pika e marre ne Bergamo nuk eshte asgje ne krahasim me ate cfare lojtaret treguan ne fushe sepse fitorja ishte plotesisht e mundur pasi Atalanta luajti per me shume se nje pjese me 10 lojtare.
Ne 7 ndeshje kuqezinjte kane arritur 2 fitore, 3 barazime dhe 2 humbje, ndersa e ardhmja eshte shume e erret ne prag te perballjeve te medha ne 18 me Romen dhe 21 tetor me Kaka & CO. Brenda dy javesh Leonardo duhet te ndreqe mekanizmat per te vene ne pune nje skuader e cila po vuan nga lodhja dhe mosdeshira per te arritur suksese.
Perforcimi i pare, David Beckham do vije shume larg, ne janar, ndersa emri i dyte eshte ende nje mister pasi agjentet kuqezinj ndodhen ne Ameriken Latine.
Top Channel