Mehmeti: Ceshtjet e shqiptareve, Tirana apatike

05/10/2009 22:10

Analisti i njohur shqiptar nga Maqedonia, Kim Mehmeti ka deklaruar se Tirana zyrtare nuk reagon si duhet kur behet fjale per ceshtje qe prekin ne teresi kombin shqiptar.

“Kur i shtrojme ne kerkesat tona, Tirana nuk reagon. Problemi i Tiranes eshte shume i madh”, ka pohuar Mehmeti ne emisionin “Shqip” ne Top Channel.

Ai ka shtuar me tej se shqiptaret e Maqedonise duhet te kene te drejtat e tyre, si ato shoqerore e ato fetare.

“Ne jemi myslimane dhe kete e mbajme te shkruar ne balle. Ne do ta mbrojme perkatesine tone”, ka shtuar Mehmeti.

Top Channel