Me leverdi, edhe nese euro shkon 168 leke

05/10/2009 08:20

Edhe ne rast se euro prek nivelin 168 leke, serish individet qe kane marre kredi ne kete monedhe dalin me leverdi, ne raport me ata qe paguajne interesa per hua te marra ne leke.

Te gjithe diferencen e ben interesi mes kredise ne leke dhe kredise ne euro. Prej rreth nje viti, Banka e Shqiperise i ka bere thirrje publikut qe leverdia me e madhe eshte marrja e kredise me ate valute qe terhiqet paga. Duke qene se pjesa derrmuese paguhet me monedhen kombetare lek dhe shume pak ne euro, apeli i guvernatorit ishte edhe me i forte, sidomos kur ka luhatje te forta te kursit te kembimit.

Madje, Banka e Shqiperise ka udhezuar bankat e nivelit te dyte qe kredia te jepet ne varesi te valutes ne ate ardhurat qe merr individi, i cili kerkon te marre hua. Ne ditet e fundit, kur euroja kaperceu 145 leke, BSH forcoi edhe nje here idene e marrjes se kredise ne leke, ne menyre qe te shmangen efektet nga kursi i kembimit. Keto deklarata nuk shkojne ne te njejten linje me tregun e interesave. Nga vezhgimi i ofertave per kredi, vijon te rezultoje se interesat jane me te medha ne leke, se sa ne euro.

Thirrja per t’i shmangur individet nga huat ne valute duket se gjen pengese nga ofertat e bankave, te cilat kunderpergjigjen me kushte te favorshme. Per te kuptuar me qarte diferencen (dhe leverdine) mes kredise ne leke dhe asaj ne euro, “Shqip” sjell nje shembull, perfundimi i te cilit del ne favor te monedhes europiane.
Pavaresisht luhatjeve te kursit te kembimit, thirrjet e guvernatorit te BSH-se, si edhe te tjera rreziqe, individet vazhdojne te jene me te prirur per te marre kredine ne euro. Shkaku eshte norma e interesit, e cila eshte me e ulet se kredia ne leke.

Ne baze te nje llogaritje (mundesuar nga Financial Loan Calculator), del se edhe nese euro prek kufirin 168 leke, leverdia eshte te marresh kredi me kete valute. Per te njejten shume huaje e afat shlyerje dhe me interesat qe ofron tregu bankar, 9 per qind euro dhe 13 per qind leku, mesojme faktin se do te paguanim me shume me monedhen tone kombetare.

Eshte e vertete qe kestet e kredise ne euro jane rritur per shkak te kursit te kembimit, por nga ana tjeter cmimi eshte me i larte ne rast se kredia merret ne leke. E gjitha kjo lidhet me interesat e larta per kredi ne leke, te cilat nuk perputhen me logjiken e BSH-se per “kujdes nga aplikimi i huas ne euro”.  
 

Top Channel