Premtimin per legalizimin e emigranteve, Papandreu e beri ne Tirane, ende pa nisur fushata zgjedhore ne Greqi.

Ne fund te qershorit, ndersa erdhi ne Tirane per te mbeshtetur socialistet shqiptare, zoti Papandreu, nga studioja e emisionit “Top Story” renditi premtimet qe do te bente realitet, nese do te vinte ne pushtet.
 
“Persa i perket kesaj rrjedhe te emigracionit ne vendin tone. natyrisht ne Greqi kemi nje numer te konsiderueshem emigrantesh shqiptare te cilet jetojne aty prej shume vjetesh. Duam qe te sigurojme te drejtat e tyre sepse nuk jemi pro punes se zeze, e cila demton jo vetem ata por edhe punetoret vendas, pra greket sepse ne thelb edhe nje punetor grek duhet te konkuroje keqtrajtimin e ndonje punedhenesi i cili shfrytezon punen e zeze”, pati deklaruar Papandreu.

Sipas tij, do te sigurohen te drejta punes te barabarta, kushte te barabarta, pagimi i taksave dhe detyrimeve, te drejtat e sigurimeve shoqerore, sigurim shendetesor, edukim, ndersa do te shihet edhe integrimi i metejshem i shume shqiptareve te cilet e kane zgjedhur Greqine si nje atdhe te dyte dhe vecanerisht per brezin e ri.

“Besoj se politika jone me deshiren e zotit neser kur te jemi ne qeveri, do te jete nje politike e vertete serioze emigracioni e cila do te perballoje edhe politiken e trafikimit te emigranteve qe ekziston ne te gjithe boten, me nje permiresim te dukshem te ketyre ceshtjeve. nga ana tjeter me integrimin e sakte te tyre, nje integrim shoqeror i emigranteve ne Greqi ne menyre qe ata te punojne ligjerisht atje.te perbejne ashtu sic ka ndodhur deri me sot nje kontribut te rendesishem ne ekonomine greke dhe ne zhvillimin e saj dhe padyshim do te perbejne dhe nje ure te rendesishme miqesie dhe bashkepunimi midis dy popujve dhe dy shteteve”, eshte kjo pjese e deklarates se Papandreut pak muaj me pare.

Top Channel