Laporta: Marquez edhe 3 vjet me Barcelonen

05/10/2009 12:55

Rafa Marquez dhe Carles Puyol jane dy lojtaret qe ne fund te sezonit u skadon kontrata me Barcelonen dhe e ardhmja e tyre eshte vene ne dyshim.

Por presidenti Joan Laporta siguron qendrimin e meksikanit, duke thene se tashme kane nisur bisedimet per rinovimin e kontrates. “Po punojme me kete gje dhe besoj se do arrijme ne nje marreveshje para fundit te ketij viti per ta pasur Rafa-n edhe per tre vjet te tjera me skuadren tone”, theksoi kreu i shoqerise “blaugrana”.

Ndoshta ky eshte nje premtim per te siguruar sa me shume te ardhura nga tregu ne Meksike, ku Laporta ndodhet per te prezantuar dy organizata bamiresie te lidhura ngushte me Barcelonen.

Top Channel